Rrjeti i OJQ-ve, “Demokracia Fillon Këtu” ka organizuar një ceremoni përmbyllëse te vitit, ku ka shpalosur të arriturat dhe sukseset gjatë vitit 2017 dhe ka bërë ndarjen e “Çmimit vjetor për kontribut të veçantë për shoqërinë” në komunën e Podujevës për vitin 2017.
Shemsi Jashari ne fjalën e tij përmbyllëse ka thënë se që nga ky vit “DEMOKRACIA FILLON KËTU” do të ndaj çmimin vjetor për kontribut të veçantë për shoqërinë nga komuna e Podujevës, si vlerësim që i bëhet personaliteteve të ndryshme nga shoqëria civile, për përkushtim dhe kontribut të dalluar në fushën e aktivizimit qytetarë dhe aktiviteteve me bazë në komunitet .
Gjatë vitit 2017 e arritura me e madhe e shoqërisë civile në Podujevë ka qenë lobimi dhe arritja që të futet në buxhet e projektit për ujësjellësin në fshatin Orllanë në vlerën prej 1.3 mln euro i cili do të realizohet brenda tri viteve.
Për këtë vit, ky çmim i është ndarë tri personaliteteve :
Rexhep Zeka, aktivist i shoqërisë civile,
Blerim Uka gazetarë,
Bekim Jashari, Kryetar i Bashkësisë Islame Podujevë,
Jashari ka thënë se aktiviteti i këtyre personaliteteve, në vazhdimësi ka qenë në shërbim të adresimit të problemeve të qytetarëve, duke pasur efekt pozitivë në lagje, fshatra dhe në nivel të komunës së Podujevës. Përmes aktivitetit të tyre ata kanë mbërri një efekt të jashtëzakonshëm në informimin e drejtë dhe të shpejtë të qytetarëve, në përfitimin e komunitetit nga puna e tyre vullnetare dhe kanë ruajtur dhe kultivuar traditat shqiptare duke mbajtur unik qytetarët në besimin e tyre.
Këto tri personalitete janë shembull i dalluar për, aktivizimin e tyre, përkushtimin e tyre, punën e tyre vullnetare për një jetë me të mirë dhe me të qetë në komunën e Podujevës.
Çmimi iu dedikua tri personaliteteve te dalluara të Podujevës me motivacionin për kontribut të veçantë për shoqërinë, rritje të llogaridhënies dhe transparencës, ruajtjes se besimit tradicional duke mbrojtur vlerat kombëtare, forcim të demokracisë lokale dhe lidhjes më të fortë të qytetarëve me komunën.
Sipas Shemsi Jasharit, duke ndarë këtë çmim ne synojmë të inkurajojmë dhe nxisim ndryshime pozitive në komunën e Podujevës. Ai ka falënderuar “Mediat Online” dhe “Televizionet” që kanë ndihmuar në plasimin e punës dhe aktivitetet e shoqërisë civile në Podujevë gjatë vitit 2017.
Në këtë ceremoni ka marr pjesë edhe Besnik Tahiri drejtor Ekzekutiv i institutit KLGI I cili përshëndeti të pranishmit dhe përgëzoi drejtuesit e “Demokracia Fillon Këtu” për punën duke ofruar mbështetje në të ardhmen./Llapi.info