Katër lokale janë thyer dhe demoluar mbrëmë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e kryer punën e saj ndërsa nuk është raportuar për persona të arrestuar.

Nuk dihen ende arsyet e demolimit të këtyre lokaleve, por policia po punon në zbardhjen sa më parë të rastit.