Pasditen e sotme në rrugën e qendrës së Podujevës “Zahir Pajaziti” përballë shkollës “Isa Boletini” në Podujevë, është mbylluar për qarkullim njëra korsi, raporton Llapi.info
Mbyllja e saj është bërë për shkak të fillimit të punimeve që në këtë pjesë ishte dëmtuar.
Në lidhje me këtë për Llapi.info Zyrtari për Informim në Podujevë, Nazmi Elezi ka thënë se dëmtimi i kësaj rruge është bërë nga një intervenim i Ujësjellësit “Prishtina”.
“Në Rrugën “Zahir Pajaziti”, tek shkolla “Isa Boletini”, është intervenuar me zhavor në sanimin e dëmtimit të bërë nga një intervenim i Ujësjellësit “Prishtina”, por jo edhe me asfalt. Kjo për shkak se në atë segment të rrugës “Zahir Pajaziti”, nga rruga magjistrale te Hotel “Besiana” deri te kafiteria “Pranvera” (udhëkryqi i rrugës që shpie në QKMF), brenda pak ditësh do të fillojnë punimet në zgjerimin dhe rregullimin e infrastrukturës përcjellëse”, ka thënë ai.
Megjithatë në këtë pjesë kanë filluar punimet për mbylljes e gropës, mirëpo siç mëson Llapi.info sanimi i saj përkohësisht do të bëhet me kubëza në mungesë të asfaltit.
Ndërsa, për shkak të mbylljes së njërës korsi përgjatë rrugës “Zahir Pajaziti” është krijuar kaos, kurse për zhbllokimin dhe mirëmbajtjen e rendit ka dalë edhe Policia e Podujevës.
Kujtojmë se kjo rrugë është rinovuar para 7 muajve./Llapi.info