Dhjetra drunjë dekorativ janë dëmtuar dhe asgjësuar në Qytetin e Podujevës dhe e gjitha ajo që ka mbetur në disa vende ku këta drunjë kanë qenë të mbjellur janë vetëm rrethojat, njofton Llapi.info.

Përgjatë rrugës “Zahir Pajaziti”, përkatësisht nga Shkolla e Mesme Ekonomike “Isa Boletini” e deri te objekti i Komunës së Podujevës, shihen dhjetra drunjë  të tillë të dëmtuar dhe asgjësuar.

Këta drunjë janë mbjellur nga Komuna e Podujevës, mirëpo ata tani për tani nuk do të bëjnë riparimin e tyre. Sipas zyrtarit komunal për ambient, Rizah Muqollit, problemi i këtre drunjëve do të zgjidhet së bashku me rrugën pranë tyre.

“Komuna planifikon të hartojë një projket i cili parasheh rregullimin e komplet rrugës “Zahir Pajaziti”. Ky rregullim parasheh edhe zgjidhjen e problemit për drunjët dekorativ. Ata drunjë do të rregullohen së bashku me këtë rrugë”- tha ndër të tjera Muqolli për Llapi.info.

Ndryshe, Komuna e Podujevës nuk e ka bërë të ditur kohën se kur do të realizohet ky projket./Llapi.info

2
5