Përgjatë rrugës “Zahir Pajaziti” përkatësisht përballë shkollës ekonomike ‘Isa Boletini’ në Podujevë ka filluar të dëmtohet asfalti, njofton Llapi.info

Dëmtimi vërehet mjaftueshëm saqë është krijuar një gropë si dhe është gërryer asfalti kështu duke dalë edhe guralecë mbi sipërfaqe.

Shpeshherë në këtë pjesë tani po krijohet kaos, pasi që po vështirësohet qarkullimi i komunikacionit.

Kujtojmë, se kjo shtresë e asfaltit është rinovuar në tetor të vitit të kaluar, ndërsa tani ka nisur të dëmtohet./Llapi.info