Policia ka arrestuar në Gjilan një pronar të një ndërmarrje ndërtimore pasi që i njëjti derisa ishte duke e rrënuar një shtëpi me ekskavator, nuk ka marrë masa mbrojtëse dhe gjatë rrënimit ka dëmtuar pullazin e një shtëpie tjetër dhe ka shkaktuar dëme edhe në disa shtëpi tjera.
Me urdhër të prokurorit është arrestuar pronari i ndërmarrjes dhe drejtuesi i ekskavatorit.
Përveç dëmeve materiale nuk kishte lëndime në njerëz dhe me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.