Komisioni Disiplinor i FFK-s, ka marrë vendimet për javën 22 të Vala Superligës, njofton Llapi.info.
Llapi është dënuar me 1 mijë euro, për shkak të incidentit me Drenicën. Lojtari i Drenicës, Shkëlzen Lushtaku u dënua me katër ndeshje, shkaku i kartonit të kuq.
Ndërkohë, Besa që ishte në procedurë, nga ndeshja e Kupës me Prishtinën, iu shqiptua masa vërejtje./Llapi.info