Gjykata në Podujevë ka marrë vendim për dënimin e Veton Xheladinit dhe Qëndrim Hajdarit. Dy llapjanët akuzoheshin për djegien e qëllimshme të një objekti të mbushur me mallra tekstili në Podujevë.
Ngjarja kishte ndodhur me datë 1 tetor të vitit 2012. E dëmtuar nga ky rast ishte familja Blaqkori. Vlera e dëmit ndaj tyre kap shifrën e mbi 800 mijë eurove.
Veton Xheladini është dënuar me 2 vite burgim kurse Qëndrim Hajdari me 1 vit burg. Indeksonline ka kontaktuar familjen Blakqori për këtë rast pas vendimit të gjykatës, por që të njëjtit nuk kanë pranuar të komentojnë rastin.
“Na ja kemi lënë Zotit dhe drejtësisë në Kosovë këtë rast. Kaq mund të themi” ka thënë njëri nga anëtarët e familjes së dëmtuar Blakqori.