Deontay Wilder ka dalë me teori të re se përse stafi i tij vendosi që të hidhte peshqirin në ring, në humbjen ndaj Tyson Furyt në fundjavën që shkoi.
Bronze Bomber jo vetëm që pësoi humbjen e parë në karrierë, ai madje humbi edhe titullin WBC në peshat e rënda nga Gyspy King.
Amerikani i ka dalë në mbrojtje stafit të tij për hedhjen e peshqirit në ring, e që automatikisht ai ka humbur përballjen ndaj britanikut.
“Është një veprim njerëzor, një reagim instiktiv, ata nuk dëshironin të më shikonin se si lëndohesha më shumë”, ka thënë Wilder.
“Por, unë më shumë isha i lënduar në përballjen me Luis Ortizin se sa në këtë situatë. Ende e kisha vetëdijen time. Isha në dijeni për veprimet e mija të radhës. E dija se si të lëvizja në ring”.
“Edhe pse nuk e kisha koordinimin me këmbët e mija, isha i gatshëm të vazhdoja luftën. 42-0, kjo gjë është e rëndë, pasi kam pësuar humbjen e parë ën karrierë, mirëpo do të kthehem më i fortë”, ka thënë më tej ai.
Wilder ka konfirmuar se do të zhvillojë trilogjinë me Furyn, e që kjo gjë mund të ndodhë në fund të këtij vitit.