Grupi i Deputetëve të Pavarur në Kuvendin e Kosovës ka vendosur që rrugëtimin e tyre politik ta bëjnë me një parti e cila është gjatë në skenë.
Shefi i këtyre deputetëve Dardan Sejdiu bashkë me Dardan Molliqajn sot janë takuar me kryetaren e Partisë Socialdemokrate, Kaqusha Jasharin për t’u dakorduar rreth emrit të partisë.
“Në kafe pas nënshkrimit të marrëveshjes mes PSD (Partisë Socialdemokrate) dhe GDP (Grupi i Deputetëve të Pavarur) për të vazhduar bashkë”, ka shkruar Jashari në profilin e saj në Facebook.