Deputeti socialdemokrat gjerman, Josip Juratoviç, ka dhënë një intervistë ku ka folur lidhur me situatën në veri të Kosovës, ku tha se janë indinjuar kur panë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dërgoi kryetarët e komunave në zyre, me asistimin e Policisë së Kosovës.

Juratovic është pyetur nëse është penduar që ka mbështetur Kurtin në të kaluarën. Ai ka thënë se s’është penduar, por se nuk “ i mbështes tendencat nacionaliste”,pavarësisht nga cili grupim etnik vijnë, raporton Express.

“Josip Juratovic: Jo, nuk jam penduar. E mbështeta sepse kandidoi kundër koalicionit të korruptuar të luftës. Por unë nuk i mbështes tendencat nacionaliste, pavarësisht nga cili grupim etnike që vijnë në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Juratovic për DW.