Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu sot është takuar me deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU, Peter Bayer dhe drejtorin e KAS-it për Kosovë, Johanes Rey me bashkëpunëtorë, njofton Llapi.info.
Në këtë takim, Veliu ka theksuar se është biseduar për format e bashkëpunimit të komunës së Podujevës me qytetet nga Gjermania.
“Kjo është vizita e dytë e z.Bayer në Podujevë, por e para pas zyrtarizimit të miqësisë me Velbertin, qytet nga i cili vjen deputeti i Bundestagut Gjerman. Me miqtë nga Gjermania biseduam për format e bashkëpunimit të komunës sonë me qytetet nga Gjermania, me të cilat Podujeva ka traditë bashkëpunimi. Po ashtu, gjatë takimit biseduam edhe për zhvillimet e përgjithshme politike në vend me theks të veçantë situatën e krijuar pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe rëndësinë që pas këtij procesi Kosova të dalë me një përbërje qeveritare që adreson çështjet me rëndësi vitale për vendin”, ka shkruar Veliu në Facebook./Llapi.info