Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri ka thënë pacientët me shenja mesatare të COVID-19, të cilët trajtohen në shtëpi, po u kushtojnë shtrenjtë medikamentet.
Haziri në një postim në Facebook ka thënë se kostoja e tyre është e papërballueshme për qytetarët, gjersa ka shtuar se amendamenti i cili do t’i mbulonte këto shpenzime nuk ka kaluar. Ai ka akuzuar shtetin, pasi që sipas tij, s’e ka dertin e qytetarëve.
“Kostoja për trajtimin në shtëpi të pacientëve me Covid-19 të cilët vet i blejnë medikamentet dhe të cilët kanë simptoma mesatare varion nga 759.40 € deri 585.80 € apo më shumë për 7 ditë, varësisht nga nevoja e trajtimit. Një kosto e papërballueshme për qytetarët duke ditur gjendjen ekonomike të shumë familjeve të cilat jetojnë në kushte të vështira. Edhe pse kishim amandament që shteti ti mbulojë shpenzimet e trajtimit dhe furnizimit me gjëra ushqimore dhe sanitate për të gjithë personat e izoluar, ai nuk kaloi. Kjo qeveri se ka dertin e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës por është e preukupuar me pazaret në dëm të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, ka shkruar ai./Llapi.info