Ai ka bërë të ditur për RTS se rikthimi në ekzekutiv aktualisht nuk është në agjendën e Listës Serbe.
“Ne këtu punojmë vetëm për interesat e serbëve. Kthimi në qeveri në këto momente, nuk është në agjendën tonë”, tha Simiq, transmeëton lajmi.net
Deputeti serb gjithashtu foli edhe për krijimin e Asociacionit.
Ai tha se varësisht nga zhvillimet deri më 20 prill, ata do të mblidhen dhe do të diskutojnë se si të veprojnë më tutje.
“Është e vështirë të pritet ndonjë përparim, por unë shpresoj që Vuçiq të përfitoj nga besueshmëria me ndërkombëtarët, dhe në këto dhjetë ditë ta rritë presionin, për t’u zbatuar marrëveshja e Brukselit”, tha deputeti serb.
Ai ka thënë se e ka vështirë ta besojë afatin 4 mujor që BE-ja ia ka dhënë Kosovës për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.