Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka votuar pro mocionit të PDK-së, të propozuar nga shefi i GP-së së PDK-së, Abelard Tahiri që sot në Kuvend që të mos diskutohet për çështjen e pagës minimale.

Në mesin e 32 votave pro për këtë mocion, ishte edhe ajo e Fatmir Humollit.

Ne propozjmë një mocion procedurial, që pika për çështjen e pagës minimale dhe ajo për Agjencinë Kosovare të Verifikimit të Pronës të largohen nga rendi i ditës dhe të sjellën derisa të arrihet një konsensus”, tha Tahiri në Kuvend

Por mocioni nuk kaloi në Kuvend pasi pati vetëm 32 vota pro.