Deputeti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Cedric Wermuth, përmes një postimi në Twitter, ka kritikuar deklaratën e fundit të presidentit Hashim Thaçi që e quajti Lëvizjen Vetëvendosje organizatë kriminale.
Duke mohuar se e ka sjellë në Kosovë deputetin Behgjet Pacolli, Thaçi iu drejtua kryeministrit në detyrë Albin Kurti e ushtruesit të detyrës së ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla se ai është në shtëpinë e tij.
“Ja ku jemi. Evropa duhet të reagojë menjëherë. Rreziku i një regjimi autoritar në kufirin tonë është i jashtëzakonshëm. Hapi i parë: Kriminalizoni të gjithë ata që s’mund t’i mposhtni në rrugë të hapura, fer e demokratike”, ka shkruar ai në Twitter.