Deputetja e Lidhjes Dekokratike të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili, ka qëndruar të hënën në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Ajo ka takuar mbështetës dhe aktivistë të LDK-së në Podujevë.

Në shkrimin e saj përmend me emra disa nga veteranët e kësaj partie në Llap.

Shkrimi i plotë:

Një ditë me borë në Llap e me zemrën e ngrohtë. ♥️

Bisedat sot ishin plot histori. Histori e emocion. Fotot nuk mund t’i kapin. Nuk përshkruhen. Vetëm përjetohen. E unë sot i përjetova përmes syve të Bacit Sabit, Bacit Ali, Z. Bahri Hotit, Bacit Dan, Profës Nexh, Z. Agron, Z. Muhamet e Z. Islam.

Z. Bahri Hoti më nderoi me një dhuratë. Një çajnik nga koleksioni i tij. Nuk arrita t’ia shpreh mjaftueshëm se ky nuk ishte vetëm çajnik. Ishte histori e dashuri atdhetare, dashuri për LDK e Presidentin Rugova që dikur e shërbente pikërisht me çaj. Për mua, ishte nder!

Sikur të kishte Kosova muze kujtimesh të themeluesve e aktivistëve të LDK-së, do ta kuptonin gjeneratat e reja çfarë thesari ka mbajtur e mban Kosova nga djemtë e bijat e saj.

Falemnderit, Llap! Nga ti gjithmonë kthehem e përmbushur shpirtërisht.

Doarsa R. Kica