Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntina Maloku, në një postim në rrjetin social Facebook, është shprehur e tronditur lidhur me vdekjen e Kryetarit të Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, është shprehur: “Tronditës e trishtues lajmi për ikjen në amshim të legjendës sonë,Fadil Vokrri!”
Deputetja e Parlamentit të Kosovës i ka shprehur ngushëllime
familjarëve të Fadil Vokrrit, miqëve të tij, kolegëve edhe tifozëve. “Pastë
dritë shpirti i tij” ka përfunduar deputetja në postimin e saj.