Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu ka thënë se prania e Kosovës në dialog nuk ka kurfar kuptimi pas deklaratës së Vuçiqit se nuk do ta njoh Kosovën gjatë mandatit të tij.
Deliu ka shkruar në Facebook se deklarimi i presidentit serb është kushtëzim i hapur ndaj dialogut.
“Nëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deklaron publikisht se ai nuk do ta njoh Kosovën gjatë mandatit të tij, atëherë prania e Kosovës në çfarëdo dialogu me Serbinë, nuk ka asnjë kuptim.
Ky deklarim i presidentit serb është kushtëzim i hapur ndaj dialogut ndërkohë që gjithë kohën është proklamuar nga ndërmjetësuesit se dialogu duhet zhvilluar pa kushtëzime. Kosova nuk mund as guxon të bëhet pjesë e një procesi dialogues ku zbatohen standarde të dyfishta”, ka shkruar Deliu.
Shkrimi i plotë:
Nëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deklaron publikisht se ai nuk do ta njoh Kosovën gjatë mandatit të tij, atëherë prania e Kosovës në çfarëdo dialogu me Serbinë, nuk ka asnjë kuptim.
Ky deklarim i presidentit serb është kushtëzim i hapur ndaj dialogut ndërkohë që gjithë kohën është proklamuar nga ndërmjetësuesit se dialogu duhet zhvilluar pa kushtëzime. Kosova nuk mund as guxon të bëhet pjesë e një procesi dialogues ku zbatohen standarde të dyfishta.
Sidoqoftë, ky reagim vlen, thjesht, sa për të sjellë ndërmend sjelljen e vazhdueshme jokorrekte të Serbisë, në raport me dialogun, sjellje e cila do te duhej të shihej si shqetësim nga ndërmjetësit e këtoj procesi. Përndryshe, Kosova do të ndjek udhëzimin për një dialog të vetëm – që epilog ka njohjen reciproke dhe të drejtën e Kosovës për t’u bërë anëtare e kombeve të lira në OKB.