Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu, ka mbrojtur vendimet e Qeverisë Kurti për emërimet e fundit të këshilltarëve politikë, duke thënë se ata që bëjnë akuza duhet të dijnë të bëjnë dallime mes punësimeve dhe emërimeve.
Ajo shtoi se personat e emëruar janë profesionistë të fushave përkatëse që e kane fiks vendin aty dhe se çdo ministër ka të drejtë përcaktojë stafin e tij dhe t’i zgjedhë personat me të cilët do të bashkëpunojë për t’i çuar përpara zotimet.
“Neve na akuzojnë në mënyrën e njëjtë si qysh kanë vepruar vet këto 20 vjet. Ne nuk jemi duke vepruar njëjte, se ka dallim shumë të madh mes emërimeve dhe punësimeve. Ka shume persona prej zëvendësministrave tani që nuk i përkasin fare Lëvizjes Vetëvendosje, pra janë apartiakë”.
“Nuk mund të bëhet krahasimi mes Qeverisë Kurti me atë të Haradinajt, i cili nuk e ka ditur as se sa zëvendësministra i ka sepse i është dashur t’i mbushte apetitet e krejt anëtarëve të partisë politike. Kjo s’ka ndodhur as në Qeverinë KurtiI e as në Qeverinë Kurti II”.
Ndërkaq, në lidhje me vendosjen e masave të reja antiCOVID nga qeveria aktuale, Kryeziu u shpreh se ish ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, e kishte hapur vendin në mënyrën që ata ta mbyllin sot.
“Është e pakrahasueshme se në çfarë gjendje me rastet e kanë marr vendin qeveria ilegale në qershor dhe si e morëm ne tani. Zemaj e ka hapur atëherë në mënyrë që ne të mbyllemi sot, se s’ka pasur asnjë kontroll”.
“Hapja e pakontrolluar e Armend Zemajt na ka sjellë sot në një mbyllje më se të nevojshme. Besoj se do të përfundojmë në një rënie të rasteve pozitive në baza ditore dhe shpresoj që të bie edhe numri i atyre rasteve që përfundojnë me fatalitet”.
“Prioriteti i Qeverisë Kurti është sigurimi i vaksinave. Në të gjitha takimet që kanë, kërkojnë ndihmë që të sigurojmë kontingjentin e radhës të vaksinave dhe besoj shumë se ato do të arrijnë të sigurohen që deri kah qershori të imunizohet një pjesë e qytetarëve të Kosovës. Pra, besoj shumë që ky 60 përqindësh do të ndodhë se përnjëmend po bëhet punë e madhe që të sigurohet vaksina”, deklaroi Kryziu gjatë intervistës në Klan Kosova.