Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, të premten, ka aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kështu të paktën ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Ky vendim i saj për të qenë pjesë e LDK-së, sipas Abdixhikut, është jo vetëm një dëshmi e përkushtimit të saj politik, por gjithashtu një tregues i qartë se “vizioni dhe programin i LDK-së për Republikën, është i duhuri sot”.

“Si një figurë e respektuar në Prizren dhe një deputete e mandatuar për dy herë, ajo na vjen si aset i rëndësishëm partiak, dhe si kuadër për programin tonë politik dhe të ardhmen e vendit tonë”.