Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka reaguar e tronditur për vdekjen e 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu nga Podujeva, si pasojë e lëndimeve të marra nga rrahja nga disa persona të tjerë, shkruan Llapi.info.
Ajo thotë se ndihet edhe e frikësuar se kah po shkojmë si shoqëri, derisa për rastin në fjalë kërkon nga organet e rendit dhe ato gjyqësore që ta vënë drejtësinë në vend.
Reagimi i saj i plotë:
Lulzim Fejzullahu, një djalë 18 vjeç nga Podujeva ka vdekur sot si pasojë e shtypjes dhe rrahjes me shkopinj bejsbolli nga një grup djemsh të tjerë.
E tmerruar, e pikëlluar dhe e friksuar se kah po shkojmë si shoqëri.
Uroj që organet e rendit dhe ato gjyqësore kanë me vu në vend drejtësinë.
Shumë dhimbje!
Ngushëllime familjes.