Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Xhevahire Izmaku, ka reaguar pas vdekjes së një 14 vjeçari në Kamenicë nga dhuna e ushtruar nga babi i tij.

Si reagim, Izmaku, ka përmendur edhe dënimin me vdekje, që sipas legjislacionit në Kosovë nuk është i zbatueshëm, përcjell Klan Kosovë

“Lajme si këto të bëjnë me dashtë dënimin me vdekje”, ka shkruar Izmaku në llogarinë e saj në Facebook.

“Suedia për shembull e ka nga dita e parë në çerdhe, edukimin për mbrojtje nga abuzimet e prindërve dhe kujdestarëve, suke i mësuar fëmijët që të lajmërojnë në polici edhe kur kërcënohen ose frikësohen me dënime”.

“Edhe anëtarët tjerë të rritur që i shohin këto veprime e nuk i lajmërojnë janë me faj se ekstremi nuk vjen në këtë masë pa qenë i praktikuar edhe në anëtarë tjerë paraprakisht”.

“Tmerr”.