Nesër në Merdar të Podujevës do të zhvillohet derbi i javës ku ekipi i Llapit do ta pres ekipin e Feronikelit, njofton Llapi.info.

Ndeshja mes këtyre dy ekipeve do të filloj në orën 14:00, ndërsa gjyqtarë do të jenë Fatmir Tahiri, Erduan Baliqi, Imran Kabashi, Ilir Shuleta.

Ekipi i Llapit përmes faqes zyrtare në rrjetin social Facebook u bënë thirrje tifozëve llapjan që ta përkrahin Llapin.

“Ju ftojmë të merrni pjesë ta përkrahim skuadrën e zemrës Llapin drejt fitores” thuhet në postimin e tyre.

Ndërsa, sulmuesi i Feronikelit, Blerand Kurtishaj, pret fitore ndaj kundërshtarëve edhe pse sipas tij Llapi ka ekip shumë të mirë.

“Është ndeshje e fortë dhe e vështirë, pasi që Llapi ka ekip shumë të mirë. Terreni i vështirë në Merdare do të na vështirësojë punën, por megjithatë jam optimist që do të marrim tri pikë”, deklaroi Kurtishaj për faqen zyrtare të Feronikelit, transmeton Llapi.info.

Kujtojmë që për momentin ekipi i Llapit është vetëm 3 pikë larg pozitës së parë të tabelës së Vala Superligës së Kosovës, ndërsa ekipi i Feronikelit është 6 pikë larg nga kjo pozitë./Llapi.info