Java e 29-të e Superligës në elitën e futbollit kosovar takon Llapin dhe klubin nga Gjilani, Dritën, njofton Llapi.info
Ndeshja e kësaj xhiroje luhet në stadiumin e qytetit të Podujevës “Zahir Pajaziti”, me fillim nga ora 15:30.
Llapit i duhet medoemos fitorja për të mbetur në garë për titull, derisa synim të njëjtë të fitores ka edhe Drita për ta përforcuar akoma më shumë pozitën e katërt në tabelë.
Llapjanët në këtë ndeshje vijnë pas fitores në udhëtim te Drenica, ndërsa Drita barazoi në shtëpi me Trepçën 89’.
Gjatë këtij edicioni, llapjanët kanë bilanc fantastik ndaj gjilanasve, duke i mposhtur në të dyja ndeshjet e zhvilluara.
Derbin e javës së 29-të pritet ta gjykojnë treshja e gjyqtarëve me stemën e FIFA-s, me kryesorin Genc Nuza dhe asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërkohë Isak Ceroviku do ta kryejë detyrën e gjyqtarit të katërt.
Pas 28 javëve, Llapi numëron 63 pikë në vend të tretë, dy më pak se lideri Feronikeli që ndan pozitën e parë me Prishtinën me pikë të barabarta, kurse Drita pozicionohet në vend të katërt me 47 pikë të arkëtuara./Llapi.info