Sot zhvillohen katër ndeshje të javës së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll, njofton Llapi.info.

Kjo xhiro takon Llapin dhe Ballkanin, në derbin e dy skuadrave që pretendojnë të jenë në krye të tabelës deri në përfundim të kampionatit. Ndeshja pritet të nis në ora 13:00 në stadiumin e qytetit të Suharekës.

Të dyja këto skuadra kanë vetëm një synim në këtë përballje, arkëtimin e pikëve të plota. Fitoren e kërkon edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina kundër Ismet Munishit. Ashtu sikurse trajnerët, lojë të nxehtë kanë paralajmëruar edhe lojtarët e ekipeve.

Në xhiron e parë në mes të këtyre ekipeve të zhvilluar në “Zahir Pajaziti” të Podujevës përfundoi me rezultat të barabartë (0-0).

Bardh e kaltrit nga Podujeva në këtë ndeshje hynë pas fitores ndaj Drenicës, kurse ekipi nga Theranda mposhti Feronikelin në Drenas.

Pas 13 javëve, Llapi radhitet në pozitën e pestë me 23 pikë, ndërsa Ballkani është lider i tabelës me 29 pikë të tubuara./Llapi.info