Xhiroja e 19-të në Superligën e Kosovës takon sot Llapin dhe Feronikelin, në derbin e kësaj jave, njofton Llapi.info.

Ndeshja nis nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti”. Të dyja skuadrat synim të vetëm e kanë fitoren në këtë duel, që në xhiron e kaluar dështuan me skuadrat e fundit në tabelë.

Vetëm tre pikëshi e nxjerr ekipin e Tahir Batatinës nga kriza e rezultateve të fundit. Llapi s’ka shënuar fitore në pesë xhirot e kaluara. Tri disfata dhe dy barazime është bilanci i ekipit llapjan.

Synim për arkëtimin e pikëve të plota e ka edhe ekipi nga Drenasi. Ashtu sikurse Llapi, edhe kampioni në fuqi s’e nisi mirë kampionatin pranveror.

Llapjanët në këtë ndeshje hyjnë pas barazimit ndaj Dukagjinit, e me barazim u ndal edhe Nikli nga Ferizaj.

Bardhekaltrit nga Podujeva mposhtën Feronikelin në ndeshjen e fundit të zhvilluar në këtë edicion.

Pas 18-javëve, Llapi ka 25 pikë në pozitën e gjashtë, tri pikë më pak se Feronikeli që mban pozitën e pestë në tabelë./Llapi.info