Deri në dy orë po presin mërgimtarët në pikën e kalimit kufitar në Merdare, transmeton Llapi.info.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), kolona e automjeteve në këtë pikë kufitare është e gjatë 500 metra.

Në një video të siguruar nga Llapi.info, shihet se është krijuar numër i madh i veturave dhe se ky numër sa vjen e shtohet.

Kujtojmë se edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, është raportuar për pritje të gjata/ Llapi.info