Foto ilustrim

Sonte në Podujevë një polic është goditur nga një veturë, derisa ishte duke kryer detyrën e tij zyrtare, raporton Llapi.info.

I dyshuari i cili pasi ka goditur policin është larguar me veturën e tij, kështu duke ikur nga vendi i ngjarjes. Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit, viktima ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 20:30, në Podujevë, një zyrtar i policisë deri sa ishte duke kryer detyrën e tij zyrtare, në një pikë kontrolli, është goditur nga një veturë e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes. Zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ajo ka shtuar se me rastin po merren njësitet përkatëse./Llapi.info