Një mjet i pashpërthyer (granatë) është gjetur sot rreth orës 13:00 në fshatin Livadicë të Podujevës, raporton Llapi.info
Tre persona fatmirësisht kanë shpëtuar nga ky mjet derisa ishin duke punuar. Sipas tyre, Policia dhe KFOR-i kanë dalë në vendin e ngjarjes, teksa këta të fundit sipas dëshmitarëve, edhe kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të sigurt.
Në lidhje me këtë, Llapi.info ka provuar të marrë ndonjë konfirmim edhe nga Policia e Podujevës, por pa sukses.
Duhet përkujtuar se rastet e gjetjeve të mjeteve shpërthyese kohët e fundit janë shpeshtuar, teksa një i tillë ka ndodhur në fshatin Kërpimeh të kësaj Komune, ku nga shpërthimi i një granate ka mbetur e lënduar rëndë një 24-vjeçare./Llapi.info
Më poshtë foto: