Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.SH, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe “Dhunë në familje”.
Të pandehurit B.SH i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, transmeton Indeksonline.
I pandehuri B.SH dyshohet se me datë 27.05.2018, rreth orës 17.00, në banesën e tyre, në Prishtinë, për shkak të mosmarrëveshjes verbale–fjalosje, i pandehuri B.SH me dashje tenton të privoj nga jeta duke e kapur për fyti si dhe duke e lidhur me një litar në regjionin e fytit gruan e tij tani të dëmtuarën B.SH, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Gjykata ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.A, si dhe ka marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete për ta siguruar praninë e të pandehurit dhe pas analizimit të tyre, ka konstatuar se masa e paraburgimit është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për zhvillimin e pa penguar të procedurës dhe sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale.
Palaka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.