Sot në Kuvendin e Kosvës është duke u zhvilluar debati parlamentar në lidhje me skandalin e mishit të prishtur, i cili ishte importuar nga Belgjika.
Në fjalën e tij, deputeti i VV’së, Arbër Rexhaj, ka treguar një pjesë të dëshmisë së një dëshmitari belg, i cili ka dëshmuar në hetimet që shteti i Belgjikës po bënë në lidhje me këtë skandal.
Deputeti Rexhaj ka cituar dëshmitarin, i cili kishte thënë se ‘në mishin që u importua në Kosovë, gjaku që rridhte nuk e kishte ngjyrën e kuqe por të gjelbërt’.
Muaj më parë në Kosovë shpërtheu skandali i mishit të prishur i cili ishte deri në 12 vite vjetër. Qindra kilogram mish të prishur u gjetën në marketet tona e përveç kësaj edhe gjendje skandaloze në depot e tyre, ku u gjetën edhe minjë të ngordhur.