Dëshmitari i fundit i Prokurorisë së Specializuar në Hagë, nuk ka dëshmuar në rastin e krerëve të UÇK-së.
Kështu raporton gazetari i Nacionales, Besian Beha, nga objekti i Dhomave të Specializuara të Hagës.
Zyrtarisht nuk dihet, megjithatë arsye për këtë është fakti se atij nuk i dha leje shteti ku jeton.
Nuk dihet arsyeja për këtë veprim megjithatë seancat e kësaj jave janë anuluar.
Ky dëshmitar, i fundit i Prokurorisë, do të ishte dëshmitari i 126 në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.
Në seancën e sotme, Trupi Gjykues ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për të refuzuar disa deklarata të dëshmitarit Ismet Tara.
Ato u pranuan, duke u vlerësuar si të bazuara.
Megjithatë, pas dështimit të tij për të dëshmuar, në total numri i dëshmitarëve të Prokurorisë që dëshmuan në sallën e Gjykimit, është 125.
Kohëve të fundit Prokuroria ka pasur disa raste të ngjashme.
Seancat e tjera për këtë javë janë anuluar, dhe e radhës pritet të jetë pas datës 15 prill.