Sot në të gjithë Kosovën është planifikuar të mbahej gara e diturisë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, raporton Llapi.info

Mirëpo, kjo nuk ka ndodhur në Komunën e Podujevës. E krejt kjo, siç mëson Llapi.info, për arsye të mungesës së materialeve, derisa mësimdhënësit dhe nxënësit janë njoftuar vetëm një ditë më parë për mbajtjen e garës.

Këto gara janë planifikuar nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit.

Ndryshe, këtë testim e ka mbështetur Këshilli i prindërve të Kosovës, por edhe SBASHK-u./Llapi.info