Deputeti i Kuvendit të Kosovës Behgjet Pacolli, sapo ka arritur në rezidencën e tij në Hajvali të Prishtinës.

Ekipi i Klan Kosovës ka përcjellur nga afër tërë ngjarjen dhe është parë që nga aeroporti Behgjet Pacolli ka shkruar për në Hajvali.

Ai ateroi para gati një ore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku edhe iu bënë kontrollat e nevojshme mjekësore të parapara në situatën pandemike.

Në deklarimin e tij para gazetarëve Pacolli tha se nuk e di se a do të futet në karantine apo jo, megjithatë tha se nuk do t’i rezistojë asnjë vendimi.

“Nuk e di si janë procedurat. Asnjëherë nuk jam deklaruar se do të veproj diçka kundër rregullave, normave dhe ligjit – asnjëherë”.

“Çka do të ndodhë nuk e di, por unë nuk i rezistoj. I respektoj normat që janë ndërmarrë për secilin qytetar. Nuk do ta toleroja asnjëherë që të ketë diferencime, pra që ndaj meje të ketë përparësi ose mangësi. Nëse ka një rregull që është aplikuar për krejt qytetarët e Kosovës, atëherë jam i pari që do ta zbatoj – tani dhe çdo herë”.