Ferizaj është tronditur pasditen e sotme pasi një incident në fshatin Bibaj në një dasmë, ka përfunduar me tragjedi.

Siç mësoi ekskluzivisht Sinjali, një person ka mbetur i vrarë jashtë oborrit të një restoranti ku po mbahej një dasmë.

Sinjali ka mësuar detaje ekskluzive nga ky incident i rëndë, ku i dyshuari që shtiu me kallash ndaj një personit është zyrtar policor.

Ai dyshohet se privoi nga jeta burrin e tezes së tij, për motive akoma të panjohura.