Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka njoftuar miqtë dhe të afërmit se varrimi i babait të tij, të ndjerit Hilmi Haradinaj do të bëhet të hënën.
Ai do përcillet në banesën e fundit në varrezat e fshatit Gllogjan në ora 14.00
Për më shumë ja njoftimi i plotë:
‘’Të dashur miq,
Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj.
Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 Qërshor në ora 14, në Gllogjan.
Të ndjerit Dritë i pastē shpirti!RH’’