Mbrëmë rreth orës 22:00, në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Babimost të Obiliqit, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur.
Në këtë aksident ka qenë e përfshirë vetura Renault Clio, e cila për shkaqe aktualisht të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka goditur mbrojtësen e rrugës.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda kanë pësuar dy persona , njëri prej të cilëve nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë.
Trupi i pajetë i viktimës me inicialet E. B, 34 vjeçar me urdhër të Prokurorit të shtetit, është dërguar për obduksion ne Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ndërsa i lënduari në këtë rast 25 vjeçari B.I, 25 po trajtohet në QKUK.
Aktualisht hetuesit e trafikut rajonal po punojnë për të ndriçuar të gjitha rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident trafiku.