Policia e Kosovës ka zhvilluar një bastisje në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në burgun e Dubravës.
E përderisa nga Policia e Kosovës dhe burgu i Dubravës nuk është dhënë ende ndonjë detaj për këtë aksion, lajmi.net ka kontaktuar me një pjesëtar të gardianëve në këtë qëndër korrektuese i cili ka dhënë informacione më të hollësishme rreth rastit.
“Është kryer një bastisje gjenerale në bashkëpunim me policinë dhe oficerët e burgjeve të tjera, nuk ka qenë se është dyshuar për dicka të veqantë”, bëri të ditur personi në fjalë.
Ai po ashtu tha se në këtë aksion ka marrë pjesë edhe Njësia Speciale e Kosovës si dhe gardianë të burgjeve të tjera, dhe një aksion i tillë është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
“Bastisjen e ka organizuar Drejtoria e Përgjithshme, na kanë thirrë, kemi ardhë dhe e kemi përfunduar atë bastisje dhe ende jemi këndej, kanë marrë pjesë Njësia Speciale e Kosovës si dhe gardianë të burgjeve të tjera, pra ka qenë e organizuar prej Drejtorisë së Përgjithshme”, bëhet e ditur.
Ndryshe, ende nuk dihet se nëse nga këto bastisje është gjetur diçka e jashtëligjshme