Një incident ka ndodhur mbrëmë në njërin nga lokalet e Podujevës.

Pesë persona u përfshinë në të, duke u përdorur edhe arma e zjarrit.

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë tre persona, derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim.

Nuk dihet ende arsyeja që ka çuar deri tek ky konflikt mes këtyre personave.