Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Prizren gjatë natës së sontme.

Vrasjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, shkruan lajmi.net.

Kelani ka sqaruar gjithashtu se vdekja e viktimave është konstatuar në vendin e ngjarjes dhe aty janë të gjitha ekipet kompetente policore.

“Me 15.12.2020, pak pas orës 19:00, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Durmish Asllani” në Prizren, janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Njësitet kompetente policore, menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe bazuar në informacionet e para, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një M/Kosovar zyrtar policor dhe një F/Kosovare, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent. Në vendin e ngjarjes janë dalur të gjitha njësitet policore përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive, lidhur me rastin.”, tha Kelani për lajmi.net.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Durmish Asllani”.

Në anën tjetër, Prokuroria Themelore e Prizrenit ka treguar gjithashtu se viktimat janë babë e bijë dhe se njëri nga viktimat dyshohet të jetë zyrtar policor.

“Ka ndodhur një rast tragjik, ku ne një shtëpi janë gjetur 2 viktima, qe dyshohet se janë vrare nga arma e zjarrit. Viktimat janë familjare, babë e bije. Njeri nga viktimat dyshohet se është zyrtar policor. Prokurori se bashku me Policinë dhe njësite tjera relevante kane dalur ne vendin e ngjarjes. Nuk dihen akoma rrethanat se si ka ndodhur rasti”, thuhet në konfirmimin e Prokurorisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes.