Janë zbuluar detaje të reja rreth vdekjes së të riut, nga fshati Llapashticë, komuna e Podujevës për të cilin Llapi.info raportoi pak më parë.

Komandanti i Stacionit Policorë në Podujevë pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes tregoi detaje të reja për rastin.

“Në konsultim me prokurorin e rastit vdekja e të riut u konstatua si vdekje e dyshim.”- tha Bislimi për Llapi.info.

Përpos kësaj, sipas informatave jozyrtare bëhet e ditur se inicialet e viktimës janë F.J. dhe mosha e tij ishte rreth 20 vjeç./Llapi.info