Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur detaje të reja për vrasjen që ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Podujevës, përcjell Llapi.info.
Sipas Policisë, personi i vrarë është F. B. 25 vjeç, i cili ka humbur jetën duke mos mundur t’u përballojë plagëve të marra. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor i QKUK-së, sot në ora 01:25.
Ndërsa, i plagosuri tjetër është E. Ll. 30 vjeç, i cili po vazhdon tretmanin mjekësor në QKUK.
Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes Policia ka bastisur dhe sekuestruar: Tri automjete, Një revole e tipit TT,
Një pistoletë e tipit HS”XDM”, 28 fishekë, 2 karikatorë të zbrazur si dhe, një AK 47 me 51 fishekë.
Policia bën të ditur se arma AK 47 me 51 fishekë është gjetur dhe sekuestruar nga njësitet policore të stacionit jugu në Prishtinë, brenda objektit të QKUK-së, në posedim të njërit prej personave të përfshirë në rast.
Ndërsa dy personave të dyshuar F. Ll. 27 vjeç dhe S. Ll. 32 vjeç u është caktuar arresti policor prej 48 orësh nga prokurori i shtetit./ Llapi.info