Një grua është plagosur mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës.

Sipas burimeve të Tëvë1, i dyshuari është pensionist, dhe se e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda disa minutuave ku i dyshuari ka qëlluar disa herë drejtë viktimës.

E drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike universitare të Kosovës, Naser Syla për teve1.info ka thënë për momentin gjendja e gruas është stabile.

“Gjendja është stabile. Janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme, në observim është hala në Qendrën Emergjente edhe pak vendoset në klinikën përkatëse”, tha Syla për teve1.info.

Ndryshe, i dyshuari për plagosjen e gruas së tij, dy ditë më parë ishte arrestuar nga Policia e Kosovës për dhunë në familje sipas burimeve të Tëvë1.