Kërkimet te lumi Lepenc për gjetjen e trupi të Armend Trenës, kanë filluar për të tretën herë nga pika zero, pasi kërkuesit nuk kanë hasur në gjurmë.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizaj, Agim Gashi.
Gashi ka thënë se tani ka filluar të zbatohet një plan i ri për të gjetur kolegun e tyre i zhdukur që nga dita e shtunë.
“Po, kërkimet kanë filluar nga pika zero, nuk ka asgjë të re. Është një plan i cili është zbatohet prej sot, nëpër ura, ku ka ura të vogla të mëdha jemi duke bërë përpjekje për të katërtën herë. Tash jemi me mjete të tjera ekskavatorë, sikur dje që e gjetëm kolegun në atë mënyrë po shpresojmë që mos po ka rezultate prapë”, ka thënë ai.
Kujtojmë, se dje pasdite në lumin Lepenc është gjetur trupi i pajetë i policit Malësor Dashi.