Policia e Kosovës ka konfirmuar se një i ri ka humbur jetën në vendin e punës në qytetin e Pejës.
Por sipas Policisë incidenti kishte ndodhur më 19 gusht, kurse 23 vjeçari ka ndërruar jetë mbrëmë në QKUK.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
“Rasti ka ndodhur më 19 gusht. Kurse ne mbrëmë kemi marrë informatën se ai ka ndërruar jetë”, ka thënë Ibraj.
Mediat më herët raportuan se i riu që humbi jetën në vendin e tij të punës është Milor Belegu.
Vlen të theksohet se brenda vetëm pesë muajve të parë të këtij viti, gjashtë persona kanë humbur jetën në vendin e punës.