Nga Policia e Kosovës sot kanë njoftuar se një vajzë 12 vjeçare është dhunuar në Ferizaj e ku nëna e saj e kishte raportuar si të zhdukur.
Për këtë rast të rëndë Policia ka arrestuar të dyshuarin i cili është 19 vjeçar.
Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për Gazetën Infokus.
“Referuar pyetjeve tuaja për rastin në fjalë, ju njoftojmë se me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi”. Po ashtu, Prokurori i Shtetit, ndaj të njëjtit, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi”. I dyshuari në këtë rast është 19 vjeçar”, është përgjigjur për Infokus, Vjosa Baftiu, zyrtare për informim në Prokurorinë Themelore në Ferizaj.
Ndryshe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, kanë treguar për dhunimin e 12 vjeçare.
“DHUNIM,Ferizaj 21.11.2022 – 01:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e moshës 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj. Njësitë policore kanë arrite të gjejnë viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.