Vajzat e mitura po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve. Në shumicën e këtyre rasteve të trishta, të dyshuarit që i keqpërdorin të miturat seksualisht del të jenë persona të moshës madhore. Dyshime për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur së fundmi në rajonin e Prishtinës.

I dyshuar për rastin, siç ka mësuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali, del të jetë Jahir Gashi, 58-vjeçar, i cili është arrestuar për rastin.

Ky dyshohet se për një vit, në vende të ndryshme të Prishtinës, e ka dhunuar seksualisht të miturën, që merr vesh Gazeta Sinjali se është vetëm 14-vjeçare.

Sipas deklaratës të viktimës, të cilën e ka kuptuar Gazeta Sinjali përmes burimeve të saj policore, rasti i fundit i dhunimit ndaj saj dyshohet se ka ndodh më 5 prill.

Atë ditë, dyshohet se 58-vjeçari, e ka çuar 14-vjeçaren në një motel të Prishtinës, ku edhe dyshohet se e ka kryer aktin e dhunimit seksual ndaj të miturës.

58-vjeçari, pasi është arrestuar është shoqëruar në stacionin më të afërt policor ku është intervistuar nga hetuesit policorë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.

“Ju njoftojmë se Prokurori kujdestar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhunimi” bazuar nga neni 227 …të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kundër të pandehurit J.G., ka filluar hetimin pasi që viktima e mitur R.G., është abuzuar seksualisht nga i pandehuri J.G., i cili e kishte dhunuar disa herë për periudhë kohore rreth një (1) viti”.

Prokurori ka urdhëruar masën e ndalimit prej 48 orësh për të dyshuarin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.