Ministra e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka thënë se liberalizimi i vizave për kosovarët do të bëhet realitet në fund të këtij viti.
“Rekomandimet e Komisionit duhet të publikohen në ditët e fundit të qershorit apo në fillim të korrikut dhe do të jetë pozitive. Procedurat po shkojnë sipas planit dhe në fund të vitit do të këtë liberalizim”.
Ajo gjithashtu ka thënë se gjatë vizitës së fundit në Bruksel ka zhvilluar takime të shumta me qëllim që të sigurojë përkrahjen për Kosovën për liberalizimin e vizave.
“Njoftova autoritetet e Belgjikës që Kosova nuk do të keqpërdorë liberalizimin, këtë e dëshmon rënia e numrit të kosovarëve azilkërkues. Pata edhe takime me eurodeputetë prej te cilëve kërkova përkrahje dhe i informova që Kosova ka plotësuar 95 kushtet për liberalizim dhe do të vazhdojë të luftojë korrupsionin. Qytetaret tanë e meritojnë udhëtimin pa viza dhe me kënaqësi ju informoj që kam siguruar votat e Komitetit evropian për të Drejtat Civile, Drejtësi dhe Punë të Brendshme”.
Hoxhaj ka theksuar se duhet të përmbushet Agjenda e Reformave Evropiane “ERA”, ngase në vjeshtë planifikohet vizita e Johanes Hahn që do të lansojë “ERA 2”.