Për nder të ditëlindjes së Heroit Hakif Zejnullahu, edhe sivjet do të organizohet dhurimi i gjakut në kompeksin memorial në Lladoc të Podujevës, njofton Llapi.info.
Ky aksion do të mbahet me 22 qershor, ditë e mërkurë, në 60 vjetorin e lindjes së Heroit Hakif Zejnullahu.
Dhurimi i gjakut do të bëhet në orarin: 10:00 deri 14:00.
Lajmi është bërë i ditur nga deputetja Floretë Zejnullahu – e cila është familjare e Heroit.
Postimi i plotë i saj;
Dhuro gjak në ditëlindjen e Heroit Hakif Zejnullahu!
📌Më 22 Qershor, e mërkurë, është ditëlindja e 60-të e Heroit të Kosovës, gjeneral Hakif Zejnullahu.
Me këtë rast, në kompleksin memorial “Baza e Parë e UÇK-së”, në Lladoc të Podujevës, Transfuzioni i Gjakut do të organizojë aksionin e dhurimit vullnetar të gjakut nga vullnetarët.
Dhurimi i gjakut do të bëhet në orarin: 10:00 deri 14:00.
Ftojmë të gjithë qytetarët t’i bashkëngjiten aksionit.
Dhuro gjak, shpëto jetë!🩸